Ekonomi
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasje për ekonominë, Qeveria: Stimolim të energjisë nga burimet ripërtëritëse
10.03.2019 16:55
VMRO-DPMNE ka vlerësuar se pushteti actual po shkatërron ekonominë e vendit dhe po varfëron qytetarëve....

LSDM-ja totalisht dështoi në planin ekonomik. Për shkak të politikave të këqija ekonomike të pushtetit, qytetarët luftojnë për një copë bukë dhe nëse vazhdon trendi i tillë gjysma e qytetarëve falë LSDM-së do të vijnë në nivel lypsarësh, theksojnë nga VMRO.
Sipas kësaj partie Rreth 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa pushteti në mënyrë shtesë godet pas xhepit të tyre dhe përkujdeset për nënat e tyre, baballarët, motrat, vëllezërit, por edhe për frizeret me paratë e qytetarëve. Pushteti i cili nuk do të merrte hua, e bërë pikërisht të kundërtën dhe si rezultat i huave të tyre të përditshme për herë të parë borxhi publik kaloi 5 miliardë euro dhe e kaloi kufirin psikologjik prej 50 për qind. Përderisa ekonomitë nga rajoni shënojnë rritje të konsiderueshme, ekonomia e Maqedonisë është bindshëm e fundit me rritje mizore prej 2.05%, ndërsa Zaevi gënjente se ai do të arrijë 5 dhe 7%. Se LSDM-ja është e paaftë flet edhe fakti që në muajin janar realizimi i investimeve kapitale ishin i turpshëm 1%, ndërsa eksporti shënon ulje prej 1,9% në krahasim me vitin e fundit.
Por ng LSDM janë kundërpërgjigjur se falë reformave të qeverisë aktuale papunësia është ulur nën 20 për qind, pagat po rriten, janë hapur 26.000 vendet të reja pune. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është vërejtur ulje e papunësisë në 19,4 për qind që është niveli më i ulët deri më tani. Në të njëjtën kohë të dhënat treguan rritje të ekonomisë, BPV-ja është rritur për 3,7 për qind.Poashtu derisa nga VMRO kanë akuzuar qeverinë se nuk din të krijojë klimë të mirë të biznesit, qeveria ka prezentuar proektin për përmirësimin e kushteve për investime dhe rritje të konkurrencës në sektorin energjetik dhe në veçanti rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë elektrike.
"Nuk do të ketë nevojë që komisioni rregullatorë energjetik tëvendos se kujt do ti jap leje për të ndërtuar qendra fotovotaike porn ë mënyrë transparente me aukcion negativ të gjith investitorët e interesuar duke I plotësuar paraprakisht kushtet teknike do të mund të konkurojnë dhe të fitojnë të drejtën për instalim e këtyre qenrave foto voltaike", tha Kreshnik Bekteshi, Minsitër i Ekonomisë.
Bekteshi gjithashtu njoftoi se me asistencë teknike të Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim është përgatitur drafti i parë për dokumentacionin e tenderimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e prodhuesve preferencialë dhe se së shpejti do të shpallet edhe thirrja publike për ndërtimin e stacioneve të energjisë elektrike duke shfrytëzuar premi në lokacione ku tashmë është verifikuar potenciali i tyre për prodhimin e energjisë elektrike por njëkohësisht do të ndahen edhe premi të posaçme në toka private përmes procedurës transparente dhe konkurruese.
FLUTURA LATIFI
