Maqedoni

KSHZ: Mbrëm përfudoi afati për nënshkrime, vetëm tre kandidat në garën për president

10.03.2019 17:25

Deri në përfundim të afatit, përkatësisht në mesnatën e së shtunës, vetëm tre kandidat kanë arritur të grumbullojnë 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për të iu future garës presidenciale....

Siç bëjnë të ditur nga KSHZ 10 mijë nënshkrimet e nevojshme i kanë grumbulluar Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska – Davkova. Nënshkrimet pretenduan ti mbledhin edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki por duket se nuk ia kanë dalur, prandja nuk do të mund të jenë pjesë e garës presidenciale.
 
KSHZ pritet që zyrtarisht të hënën  të dalë me deklaratë zyrtare për numrin e kandidatëve dhe nënshkrimeve që kanë arritur ti grumbullojnë ata. Kandidatët për president deri më 21 mars, duhet ti dorëzojnë kandidaturat në KSHZ. Ndërsa fushata zgjedhore fillon më 1 prill. Raundi i parë I zgjedhjeve do të mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dyti do të mbahet më 5 maj.