Botë

Kolumbi, 14 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

10.03.2019 17:57

Në një fatkeqësi tjetër nga rrëzimi i një aeroplani në provincën Meta të Kolumbisë kanë humbur jetën katërmbëdhjetë perona.....

Ekipet e Njësisë Speciale Administrative kanë thënë se në këtë aksident nuk është gjetur asnjë njeri i gjallë. Aeroplani i tipit “DC-3” ishte në pronësi të kompanisë “Laser Aereo”, ndërsa po udhëtonte nga San Jose në Villavicencio.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, agjencia i publikoi emrat e personave të vdekur në aksident. Në mesin e viktimave është edhe kryetari i një qyteze të vogël në rajonin e Vaupesit. Autoritetet kolumbiane kanë thënë se aeroplani kishte leje të nevojshme për fluturim dhe ekuipazhi i tij posedonte çertifikatat e duhura mjekësore”.