Botë

Autobusi i transportit publik shpërthen në mes të Stokholmit

10.03.2019 19:36

Re të zeza tymi kanë mbuluar sot Stokholmin, në Suedi. Një autobus shpërtheu në flakë pasi u përplas në hyrje të një tuneli....

Shpërthimi ndodhi të dielën në mëngjes në tunelin e Klarat.
 
Dëshmitarët thonë se “ferri” filloi kur një bombol gazi e vendosur në krye të autobusit shpërtheu.
 
Për fat të mirë, asnjë pasagjer nuk ishte në autobus në kohën e shpërthimit. Media lokale raportoi se shoferi ishte plagosur.