Botë

Brexit mund të anulohet

10.03.2019 19:56

Kritikët e kryeministres Theresa May paralajmërojnë se marrëveshja e saj e Brexit-it pritet të pësojnë një disfatë të rëndë në parlament kur pritet që të votohet më 12 mars....

Vetëm 19 ditë para se Mbretëria e Bashkuara të largohet nga blloku europian më 29 mars, kryeministrja May po përpiqet të arrijnë disa ndryshime të minutës së fundit të planit të largimit me Brukselin.
 
Nëse plani i saj dështon në parlament, pritet që ligjvënësit ta detyrojnë May-in të kërkojnë shtyrjen e afatit zyrtar të largimit të Britanisë, ndërsa ka disa të tjerë dyshojnë se vendimi i referendumit të 2016-s mund të përmbyset.
 
Këtë druan edhe sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt. Ai i tha BBC-së të dielën se tani është mundësia e vetme për t’u larguar me një marrëveshje nga blloku ose në të kundërt Brexit-i mund të anulohet.
 
 Të tjerë ligjvënës dyshojnë se pa shtyrjen e afatit të largimit Britania mund të përfshihet nga kaosi nëse nuk largohet nga BE-ja më 29 mars me një marrëveshje./Ora News.tv