PALESTINË-IZRAEL
Vazhdojnë bombardimet izraelite në Gaza
26.08.2014 10:19
Në një nga sulmet ajrore izraelite të kryera sot në mëngjes janë vrarë dy, ndërsa janë lënduar 20 persona, kumtuan nëpunësit shëndetësor palestinez........

Gjatë sulmit është shkatërruar pjesa më e madhe nga ndërtesat më të larta në Rripin e Gazës. Gjithsej katër raketa janë gjuajtur mbi ndërtesën 13 katëshe, në të cilën ka pasur kompleks banesor dhe afarist.
Izraeli në ditët e fundit granatoi një ndërtesë 12 katëshe në Gazë dhe një ndërtesë me shtatë kate në Rafa, në pjesën jugore të Gazës.
Në ndërtesën 12 katëshe dyshohej se ka qenë e vendosur një qendër komandoje e Hamasit, ndërsa në ndërtesën në Rafa Ministria e Punëve të Brendshme.
