Takimi Zaev-Mickovski, u bisedua për presidencialet dhe PSP-në

11.03.2019 10:18

Mbajtja e zgjedhjeve korekte presidenciale dhe ligjet reformuese....

Mbajtja e zgjedhjeve korekte presidenciale dhe ligjet reformuese kanë qenë temat në të cilat janë përqëndruar Kryemisnitri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.

Edhe Zaev edhe Mickovski theksuan se reformat  janë të domosdoshme që Maqedonia e Veriut të merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Poashtu është biseduar edhe për ligjin e Prokurorisë publike, e cila siç janë dakorduar do të jetë lëndë bisedimesh e grupeve të punës mes dy partive politike. Mickovski e ka parashtruar edhe kërkesën për prokuror publik me propozim të opozitës, ndërsa është dakorduar kominikim operativ mes dy shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial me ç’rast i është bërë  ftesë edhe kandidatit Blerim Reka ti bashkangjitet kominikimit mes shtabeve zgjedhore.

“Prioritet i parë për shtetin është që zgjedhjet të jenë të pastra deri në fund më pas edhe të fitojmë. Jemi favorit me Stevo Pendarovskin, i cili duhet të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që votojnë kundër. Pjesën më të madhe të takimit e kaluam rreth ligjeve reformuese, biseduam për shërbimet sekrete, këtu ekziston dialog dhe besoj se do të vazhdojë sepse duhet së bashku të qëndrojmë. Këtu janë përfshirë edhe ekspert të NATO-s, këtë e dinë edhe opozita. Më vjen mirë që opozita pranoi të kalojmë në grupe të punës dhe prej nesër të nisim të flasim edhe për ligjin e prokurorisë publike. Qëndrimet tona janë të qarta, kjo prokurori speciale duhet të inkorporohet në prokuroinë publike ku duhet ti jepet mundësia që ky kapacitet i krijuar në shtet të vazhdojë në krye me Katica Janevën dhe tërë ekipin, jo vetëm të prokurorëve por edhe hetuesve” – tha kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

 “Temat do ti ndaja në dy pjesë, e para është mbajtja e zgjedhjeve korekte presidenciale në të cilat ne si opozitë besojmë fuqishëm se do ti fitojmë, dhe pjesa e dytë ishte ajo për të ashtuquajturat ligjet reformuese që janë të domosdoshme që Maqedonia përfundimisht pas përpjekjes së vitit të kaluar të merr datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Biseduam edhe për ligjin e Prokurorisë publike. Ajo që është me rëndësi për ne, është se ky prokuror special e ka humbur edhe kredibilitetin personal edhe profesional që ta fitojë përkrahjen tonë, ndërsa mund ta hapim si temë në parim integrimin e prokurorisë speciale në prokurorinë publike sepse është pjesë e ligjeve reformuese por të drejtat dhe obligimet e kësaj prokurorie duhet të jenë lëndë bisedimesh e grupeve të punës mes partive politike. E parashtruam edhe kërkesën për prokuror publik me propozim të opozitës dhe këtu mund të bëjmë kompromis që kjo të jetë pas 6 muajsh apo një viti. U dakorduam për kominikim operativ mes dy shtabeve zgjedhore shpresoj se do të na bashkangjitet edhe kandidati i tretë, sepse ky ishte dialog mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski. (Gazmend Kurtishi, TVM2)