Shkup, shënohet 76 vjetori i deportimit të hebrenjëve

11.03.2019 11:03

Në organizim të Komunitetit hebraik dhe Fondit të holokaustit janë paraparë aktivitete të shumta....

Në organizim të Komunitetit hebraik dhe Fondit të holokaustit janë paraparë aktivitete të shumta të mbahen sot në  Shkup me rastin e shënimit të t 76 vjetorit nga  deportimi i hebrenjëve të Maqedonisë,.

Në Teatrin popullor të Maqedonisë do të mbahet solemnitet komemorativ në të cilin janë paralajmëruar fjalime të kryeministrin Zoran Zaev, kryetarja e Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq, Në komemoracion në Qendrën memoriale të holokaustit do të hapet ekspozita e përhershme.

Paraprakisht, do të vendosen lule përmendores së 7.144 hebraikë të deportuar maqedonas, tek Monopoli i mëparshëm i Shkupit. Lule do të vendoset edhe para përmendores së luftëtarëve të rënë në LNÇ në Varrezat e qytetit në Butel.

Aktivitetet do të rrumbullaksohen me kocert komemorativ në Qendrën memoriale të holokaustit.