Maqedoni
Perspektiva e më të mirëve, talentet e rinj duan të largohen nga vendi. Berk: gjendja e arsimit në Maqedoni, e përkeqësuar. Despotovski: sistem që do t'u përshtatet nevojave reale
11.03.2019 17:11
Fëmijët e talentuar nuk duan që atësitë e tyre t’i vënë në funksion të shoqërisë këtu...

Fëmijët e talentuar nuk duan që atësitë e tyre t’i vënë në funksion të shoqërisë këtu, shumica prej tyre mendojnë që talenti iu çmohet më shumë jashtë vendit.
Të rinjtë e talentuar ankohen se institucionet bëjnë shumë pak për t’u mundësuar që me dinjitet të zhvillojnë talentin në vendin e tyre.
“Vitin e kaluar pati zëra se në Shkup do të hapej gjimnaz për nxënësit e talentuar por për fat të keq asgjë deri më tani nga ajo nuk ka ndodhur. Mendoj se duhet të merret diçka urgjente nga institucionet, sepse talentet e rinj po mundohen të largohen nga shteti në kërkim për një arsimim më të mirë”,- tha nxënësi i talentuar, Darko Stojqev.
“Momentalisht do të qëndroj këtu për t’i mbaruar studimet, por në të ardhmen nuk jam i sigurt se do të mbetem. Ka hapësirë edhe për realizimin e planeve, por kjo kërkon shumë punë për të arritur këtë”,- theksoi studenti i talentuar, Antonio Andonovski.
Nga UNICEF iu bëjnë thirrje autoriteteve të punojnë më shumë për t’u siguruar fëmijëve të talentuar arsimim më cilësor dhe për reforma urgjente për përmirësimin e cilësisë.
“Sipas raportit të Oecds-së arsimimi në vendin tuaj viteve të fundit është përkeqësuar ndërsa në shtet fqinjë është përmisuar. Kjo dueht të parandalohet dhe të shkon në drejtimin e duhur, kjo bëhet përmes reformës arsimore që ka nevojë për përmirësimin e arsimit", u shpreh Benzhamin Berk nga UNICEF.
Nga fondi per invacione janë të gatshëm të dëgjojnë iniciativat dhe propozimet e prindërve dhe fëmijëve, për një sistem që do t'u përshtatet nevojave të tyre reale.
“Duhet zhvilluar një model që do të bazohet në nevojat reale të shoqëris e jo një model që imagjinojnë autoritetet por nuk mund të zbatohet në praktikë”, theksoi drejtor i fondit për inovacioneve Jovan Despotovski.
Nga fondi për inovacione thonë se janë të gatshëm të dëgjojnë propozimet konkrete të këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre, të sigurohen mjetet financiatre dhe të pilotohen këto projekte pikërisht nga ky fond për tu treguar të rinjve të talentuar se idetë e tyre mund të gjejnë zbatim edhe në vendin ku kanë lindur.
REJHANE BUSHI METAJ
