Maqedoni

Kuvend, miratohet Ligji për mbrojtje nga diskriminimi

11.03.2019 17:49

Me 52 vota “për” dhe 3 “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi...

Me 52 vota “për” dhe 3 “të përmbajtur”, Kuvendi miratoi Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, që mundëson parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, duke arsyetuar ligjin, tha se i njëjti mbron nga diskriminimi edhe ata që nuk kanë qenë të mbrojtur, kanë qenë të diskriminuara, por që janë ndërmjet nesh.

"Qytetarët na kanë zgjedhur që t’i mbrojmë, që të realizojmë politika përgjegjëse, ndaj secilit dhe jo vetëm ndaj atyre që kanë qëndrime dhe bindje të ngjashme sikur tonat”,- tha Carovska. 

Por, përderisa për Qeverinë ligji avancon të drejtat dhe liritë e njeriut në të gjitha bazat, opozita e ka vlerësuar të njëjtin si ligj që hap mundësinë për ridefinim të kategorisë familje, fshirje të kurorëzimit si bashkësi e burrit dhe gruas, kritere të reja për birësim dhe kutikula të reja në shkolla.

Ligji përkufizon qartë termin diskriminim, zgjeron kompetencat e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, parandalon të njëjtin, mundëson mënyrë e re e zgjedhjes së anëtarëve të KPMD-së etj.

Ligji iu miratua me flamur evropianë dhe të pranishëm në seancën kuvendore ishin edhe diplomatë të huaj.