Botë
Shqipëri, edhe 6 deputetë të opozitës marrin mandatet
11.03.2019 18:49
Ka shkuar në 10 numri i deputetëve të opozitës së re në parlamentin shqiptar....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin edhe 6 deputetëve të tjerë, që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike dhe LSI. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë debatuar për renditjen, pasi përfaqësuesit e mazhorancës kanë kërkuar që zëvendësimi të bëhet nga i pari në listë, që është Lulzim Basha.
“Me shumicë u vendos që Majlinda Halilaj, që duhet të zëvendësonte në listë deputetin e dorëhequr, Gent Strazimirin, të merrte në kuvend karrigen e kryedemokratit, Lulzim Basha. Dy deputetë të tjerë të Partisë Demokratike që morën mandatin janë Lefter Maliqi në vend të Astrit Veliajt në Berat dhe Ligoraq Karamelo që merr mandatin e lënë nga Klevis Balliu në Korçë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin edhe 3 deputetëve nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pak ditë më parë kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi se do t’i miratojë ligjet në kuvend me opozitën e re”,- tha kryetari i KQZSH-së, Klement Zguri.
LULJETA NDOKA
