Maqedoni
Takimi ministror në Bukuresht, Çamba: Politika e zgjerimit u vërtetua me M. e Prespës
11.03.2019 19:29
Në kohën kur BE ballafaqohet me vendet që duan të dalin nga unioni kemi edhe shtete që duan të integrohen....

Në kohën kur BE ballafaqohet me vendet që duan të dalin nga unioni kemi edhe shtete që duan të integrohen, ndërkaq zgjerimi i BE-së mbetet politikë kryesore e presidencës rumune, ka thënë minsitri për çështje evropjane, Gjorgji Çamba në takimin joformal ministror në Bukuresht me pjesëmarrje të ministrave dhe sekretarëve shtetërorë për çështje evropiane të vendeve – anëtare të BE-se dhe vendeve kandidate. Ministri rumun Çamba, theksoi se zgjerimi do të ndodhë sipas meritave individuale shtetërore.
"Në kohën kur flasim për Brexit dhe shtete që duan ta lëshojnë BE-në, kemi shtete që duan ti bashkangjiten BE-se, dhe njëherit duan të punojnë në këtë drejtim, dhe këtu do të flas përsëri për Marrëveshjen e Prespës dhe për ështjet tjera që kanë bërë shtetet tjera kanditate në rrugën e reformave. Zgjerimi është process crucial që sjell stabilitet dhe për këtë zgjerimi është me rëndësi për Rumaninë", tha Xhorxhe Çamba, ministër i çështjeve evropiane në Rumani
Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i Ballkanit, vend që zgjodhi cështjet e hapura dhe është në rrugë për tu bërë anëtare e plotë e procese euro-integruese, ka thënë zv.kryeminsitri për eurointegrime Bujar Osmani.
"Suksesi I procesit të zgjerimit është sukses i idesë së BE-së me influecë pozititve në krijimin e hartës së re të BE-së, dhe ky tregim i ri shihet më së miri në storien e re të Evropës, dhe ky është tregimi i Maqedonisë së Veriut, vendi i cili para dy viteve ishte me pothuaj me problem të pazgjidhshëm me fqinjët e saj por pas 29 muajve jemi shtet me çështje të pmbyllura, me stabilitet ndëretnik, dhe në rugën gati për të qenë anëtare e 30 e NATO-s dhe me mundësi të madhe për fillimin e bisedimeve në këtë vit", tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për eurointegrime.
Takimi i sotëm joformal ministror ka shërbyer edhe si përgatitje e përgjithshme para samitit të madh kushtuar ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu, në Rumani më 9 maj.
NERMIN MULAKI
