Maqedoni

Kuvendi nuk kaloi interpelancën për ministrin Spasovski

12.03.2019 09:21

Me 59 vota "kundër", 20 vota "Për" dhe 10 abstenime në Kuvendi...

Me 59 vota "kundër", 20 vota "Për" dhe 10 abstenime në Kuvendi nuk e kaloi interpelancën e Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Gjatë debatit pushteti dhe opozita kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza për atë se kush dhe sa e ka keqpërdorur Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
Opozita e akuzoi ministrin e brendshëm Spasovski për tenderë të dyshimtë, vrasje të pazbardhura, arrestime skandaloze, keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe punësime partiake.
 
“Jemi dëshmitarë të vrasjeve të pa zbardhura, zhdukje misterioze të qytetarëve, hakmarrje ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Edhe sa jetë njerëzish duhet të shuhen që Spasovski ta kuptojë se s’është i aftë të udhëheqë me ministrinë, edhe sa vrasje do të duhet të ndodhin që Spasovski dhe LSDM të mos mbrojmë grupet kriminale që po verojnë në Shkup dhe mbarë shtetin”,- tha koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.  
 
Akuzat u përgënjeshtruan si të rreme nga ministri Spasovski. Ai tha se nga marrja e postit ka arritur të kursejë mbi 1.5 milion euro duke përmirësuar dukshëm kushtet e policisë, larguar aktivistë të VMRO-së me diploma të falsifikuara, ulur krimin dhe vrasjet.
 
“Kur kam pyetur të punësuarit e mi në sektorin për furnizime publike, një I punësuar I cili është edhe anëatrë I VMRO-DPMNE-së më tha: ministër tiu them haptazi është vjedhur shumë. Kemi ulje të krimit dhe vrasjeve. Ka mbetur vetëm një vrasje pa zbardhur dhe jo dhjetë. Për një vit e gjysëm nuk ka vrasje të fshehur, nuk ka organizim të skemës që bënte VMRO-DPMNE dhe Gordana Jankullovska, sikurse me vrasjen e Martin Neshkovskit”,- theksoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.