Elmedin Sejfullau mëson kundërshtarët, i hapet rruga deri te medalja
Elmedin Sejfullau ka mësuar kundërshtarët e tij për në turneun e mundjes në Lojërat Olimpiike për të Rinjë, të cilat po zhvillohen në Nanjing të Kinës..

Mundësi I klubit të Lirisë, njëri prej pesë përfaqësuesve të Maqedonisë në këtë olimpiadë dhe atuja kryesore për medalje, do të ketë paraqitjen e tij gjatë ditës së nesërme, në kategorinë deri në 54 kilogram.
Fituesi I dyfishtë I medaljeve nga evropianet e fundit, bashkë me trajnerin e tij Sedat Baftiu, menjëherë pas shortit janë shprehur të kënaqur nga I njejti, me ç`rast nesër presin rezultat sa më të mirë dhe së paku medalje të bronztë.
Sejfullau, në xhiron e parë do të takohet me amerikanin Fix Daton, I cili është një prej favoritëve për të ardhur deri te plasmani sa më I mirë, ndërsa më pas, pritet të ketë detyrë më të lehtë, pasi do të takohet me Al-Shebamin nga Jemeni dhe Reynhardt Louë nga Afrika e Jugut.
Duhet cekur që Elmedini, poqëse I fiton të tre kundërshtarët, në fund të ditës do të paraqiten në luftën për medaljen e artë, ndërsa në rast të dy fitoreve dhe një disfate, atëherë do të luftojë për medaljen e bronztë.
Ky opsion I fundit është mëse I pritur, kur të kihen parasysh kualitetet e Elmedin Sejfullaut, por edhe fal shortit të mirë të cilin e pati gjatë ditës së sotme mundësi ynë. Përfaqësuesi ynë, paraqitjet grupore do ti ketë në orën 10 sipas kohës lokale në Kinë apo 4 të mëngjesit në vendin tonë, ndërsa poqëse vazhdon më tutje, luftërat për medalje, në program do të jenë në orën 11 sipas kohës lokale në vendin tonë. (Mustafa Ademi, TVM2)
