Botë
Turqi, kamioni përplaset me pallatin, dy të vdekur
13.03.2019 13:14
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën shumë të tjerë janë plagosur në Kayseri të Turqisë, pas përplasjes së një kamioni me një ndërtesë trekatëshe.....

Media turke raporton se kamionit që transportonte fara luledielli iu prishën frenat. Shoferi humbi kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë duke u përplasur fillimisht me tri makina të parkuara dhe më pas me pallatin.
Policia ka evakuuar banorët, nga frika e një shembjeje të mundshme. Nga përplasja e fuqishme humbi jetën shoferi i kamionit dhe një pasagjer. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
