Maqedoni
VMRO-DPMNE: Kemi sugjerime për PSP-në dhe ASK-në, presim Qeverinë
13.03.2019 17:03
VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë formuar grupet e punës dhe kanë caktuar edhe temat e para që do të jenë prioritet gjatë bisedimeve....

Ligji për Prokurorinë Speciale Publike dhe Agjencia për Siguri Kombëtare janë dy çështjet e ndjeshme që do të diskutohen nga partitë maqedonase. VMRO thotë se qëndrimet e tyre për këto dy çështje janë të qarta dhe presin vetëm se cili do të jetë qëndrimi i LSDM-së për sugjerimet e tyre.
“Grupet punuese tanimë janë formuar, por është caktuar edhe seti i temave të para prioritare nga ana e Qeverisë, e ato do të jenë Ligji për Prokurorinë Speciale Publike dhe Agjencia për Sigurime Kombëtare. Presin në ditët në vazhdim që grupet e punës të ulen dhe të bisedojnë, edhe pse qëndrimet tona janë të qarta për të dyja pikat, kështu që tani ne presim veprimin e Qeverisë, e cila duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe t’i dëgjojë sugjerimet tona”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Nga VMRO edhe një herë ripërsëritën qëndrimin e tyre rreth vendimit të presidentit Ivanov që mos t’i nënshkruajë 11 ligjet e miratuara nga kuvendi, si vendim politik të presidentit që i garantohet me Kushtetutë.
FITIM KRYEZIU
