Maqedoni
Krivollak, ARM dhe Ushtria e ShBA-ve stërvitje të përbashkët
13.03.2019 17:26
200 ushtarë të Ushtrisë amerikane dhe 50 ushtarë nga ARM, kanë realizuar stërvitje të përbashkët në Krivollak....
200 ushtarë të Ushtrisë amerikane dhe 50 ushtarë nga ARM, kanë realizuar stërvitje të përbashkët në Krivollak, që kishin të bëjnë me sektorin minahedhës prej 120 milimetra dhe municionet me ngjyra. Me këtë stërvitje konfirmohen kapacitetet e ARM-së dhe mundësitë e Krivollakut për aktivitete të mëdha trajnuese.
“Me stërvitjet konfirmohet se ne mundemi si partnerë të barabartë dhe anëtarë të ardhshëm të NATO-s të marrim pjesë në lloj të tillë të përkrahjes së aktiviteteve trajnuese të forcave aleate, në këtë rast ajo është armata e ShBA-së”,- tha Toni Janevski nga ARM.
“Ne së bashku nuk punojmë vetëm në rrugëtimin për t’u anëtarësuar në NATO, por edhe me stërvitje dhe operacione të ndryshme. Maqedonia e Veriut shumë vite është një partner që përkrahu NATO-n në Kosovë, duke përfshirë edhe përkrahjen e Shkupit si dhe terrenin ushtarak për stërvitje Krivollak dhe ne këtë e respektojmë”,- tha përfaqësuesi i KFOR-it, Roj Makaraeg.
Me Armatën e ShBA-ve do të ketë edhe një stërvitje tjetër që do të zgjasë deri më 23 mars.
REJHANE BUSHI METAJ
