Botë
Nigeri, shembet shkolla, vdesin 8 fëmijë
13.03.2019 18:09
Tetë fëmijë kanë vdekur me disa të tjerë mendohet se kanë mbetur nën rrënoja pasi një shkollë fillore në qytetin e Nigerisë, Lagos është shembur plotësisht....

Shkolla ka qenë në katin e parë të ndërtesës trekatëshe. Mediat lokale kanë thënë se ndërtesa e shembur ka qenë bllok rezidencial me një numër të apartamenteve.
Ekipet e emergjencës kanë larguar të plagosurit nga rrënojat. Disa prindër të shqetësuar kanë arritur në skenën e shembjes derisa të tjerë kanë shkuar në spital lokal për të kërkuar fëmijët e tyre. Shkaqet e shembjes nuk janë bërë të ditura.
