Botë

Brazil, të shtëna në shkollë, rritet numri i të vdekurve

13.03.2019 19:26

Të paktën tetë vetë, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy zyrtarë të shkollave, u vranë nga të shtënat në një shkollë në Brazil....

Policia e São Paulos tha se dy të rinj të veshur me maskë hynë në shkollën fillore “Raul Brasil” në orën 9.30 të mëngjesit dhe gjuajtën me armë ndërsa fëmijët ishin në pushimin e tyre të ngrënies. Të paktën 17 persona të tjerë, kryesisht fëmijë, u plagosën dhe u dërguan në spital, tha policia me një deklaratë me shkrim. Disa prej tyre thuhej se ishin në gjendje kritike.
 
Policia tha se nuk kishin gjetur një motiv për incidentin vdekjeprurës. Një tjetër vrasje që ndodhi rreth 500 metra nga shkolla ndodhi para vrasjeve, por ende nuk ishte e qartë nëse dy incidentet ishin të lidhura. Pavarësisht se Brazili është një nga vendet më të dhunshme në botë, të shtënat në shkollë janë të rralla. Ligjet e armëve janë strikte në Brazil, por nuk është e vështirë për të blerë armë ilegalisht.