Boeing, nxjerr nga përdorimi avionët 737 Max

14.03.2019 10:57

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing..

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pasi hetuesit gjetën prova të reja në vendin e rrëzimit të para disa ditëve të njël aeropani të këtij lloji në Etiopi ku humbën jetën të 157 njerëzit në bord.

Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e 371 avionëve. Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve. Gjatë kësaj jave, disa vende, përfshirë SHBA-në, Brazilin, Australinë, Kinën, kanë njoftuar se kanë ndaluar së operuari me Boeing 737 Max.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi, në partneritet me hetuesit, për të kuptuar shkakun e aksidenteve dhe për të përmirësuar sigurinë”, tha presidenti i Boeing-ut, Dennis Muilenburg.