Nju Jork, ekzekutohet bosi i familjes Gambino

14.03.2019 11:03

Është ekzekutuar në Nju Jork, italo-amerikani 53 vjeçar Francesco ‘Frank’ Kalì....

Është ekzekutuar në Nju Jork, italo-amerikani 53 vjeçar Francesco ‘Frank’ Kalì, i njohur si bos i familjes kriminale Gambino.

Ai u ekzulutua përpara rezidencës së tij në  Staten Island, në shtetin e Nju Jorkut. Ai ka gjetur vdekjen në spital nga dy plagë të marra me armë zjarri.

Sipas mediave amerikane mbi bosin Kali është shtënë të paktën 6 herë me armë zjarri por vetëm dy e kanë kapur dhe më pas është përplasur po ashtu nga e njëjta vetura nga ku u shkreh edhe arma e zjarrit.

Familja Gambino është një nga 5 familjet historike të mafies italo-amerikane në SHBA së bashku me familjet Xhenovese, Lukese, Kolombo dhe Bonanno.

Bosi më i njohur i familje Gambino ka qenë Xhon Gotti, ku në vitin 1992 u arrestua dhe u dënua për të paktën 13 vrasje, por vdiq në burg në vitin 2002.