Maqedoni

“Target – Fortesa”, Kostovski: U përgjua dhe nga banesa private

14.03.2019 16:50

Seanca e radhës për rastin “Target –Fortesa” të PSP-së, nxori në dukje hollësi të reja të paditura për opinionin rreth mënyrës së si është përgjuar....

Zvonko Kostovski, që bashkë me Gjorgji Lazarevskin zbuluan aferën e përgjimeve të paligjshme, tha se përgjimet nuk janë bërë vetëm nga kompjuterët dhe aparaturat e DSK-së, por me kërkesë të Goran Grujevskit, një kompjuter ka funksionuar nga një banesë private në ndërtesën afër lagjes Hekurudha, i cili ishte i lidhur me kompjuter të DSK-së. Kjo sipas dëshmitarit Kostovski, është bërë me qëllim që t’i mundësohet të punësuarit, Nikolçe Nikolov, që të mos duket fizikisht në  hapësirat brenda DSK-së për t’i marrë materialet, për të mos krijuar dyshime te të punësuarit e tjerë.
 
Në pyetjen e prokurores, Lençe Ristovska, Kostovski u përgjigj se nuk ka informacion të saktë për numrin e bisedave të incizuara, por, sipas tij, Verushevskit i janë dorëzuar rreth 5 për qind nga bisedimet e përgjuara në mënyrë të paligjshme.