Maqedoni

Gripi, 4 raste me vdekje, 2.429 të sëmurë javën e kaluar

14.03.2019 17:28

Vetëm javën e kaluar nga gripi sezonal u regjistruan 2.429 të sëmurë dhe 4 raste fatale, informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik....

Viktimat nga gripi kanë qenë në moshë prej 50 deri 73 vjet, dy prej të cilëve të sëmurë kronikë. Te të gjithë të vdekurit në mënyrë laboratorike është konfirmuar virus A(H1) i gripit. Gjithsesi shifrat tregojnë se numri i të sëmurëve krahasuar me dy javë më parë, është ulur për 9,3 për qind. Këtë javë janë paraqitur persona të sëmurë prej 28 njësive.
 
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë paraqitur në rajonin e Qendrës së Shëndetit Publik - Shkup (560), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar. Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin në 17.630, ndërsa janë regjistruar 15 raste të vdekjes të ndërlidhura me gripin, në moshë prej pesë deri në 86 vjet. Te 12 persona është konfirmuar komorbiditet. Sipas të dhënave, janë vaksinuar 19,992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal.