Maqedoni
Bujqësi, 5.5 mln euro subvencionim për 9 mijë fermerë
14.03.2019 17:50
Janë paguar 5.5 milion euro subvencione për nëntë mijë fermerë për mbjelljen e pemishteve....

Nga Agjencia Pagesore thonë se me një pagesë në kohë, kultivuesit e pemëve do të jenë në gjende të kryejnë masa agroteknike të pemishteve dhe të përgatiten për korrjen e re. Afati i fundit për subvencionimin shtesë prej tre denarë zgjatet deri më 30 qershor të këtij viti.
“Me këtë vendim pritet të blihen edhe tridhjetë mijë ton mollë, të cilat janë 90 milionë denarë të reja për prodhuesit e mollëve. Në programin e ri të pagesave direkte, për vitin 2019, pas rekomandimeve nga BE, subvencionimi shtesë për tre denarë kilogram mollë industriale transformohet në një masë të re, në të cilën do të subvencionohet sipas zonës”,- deklaroi drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë, Nikolçe Babovski.
Babovski vuri në dukje se blerja e duhanit përfundon, pasi do të ndiqen pagesat e subvencioneve për produktet e duhanit.
“Ata do të vazhdojnë të subvencionohen nga buxheti i shtetit, sepse duhani paraqet një nga kulturat strategjike që prodhohen në Republikën e Maqedonisë e Veriut dhe që ofrojnë një hyrje të madhe valutore”,- tha drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë, Nikolçe Babovski.
Sipas autoriteteve, që nga fillimi i vitit janë paguar 40,5 milion euro për subvencionim.
SEDAT SELIMI
