Maqedoni

Ndërmjetësimi, Oda e Ndërmjetësuesve memorandum me qeverinë

14.03.2019 18:05

Ndërmjetësimi është një shërbim për qytetarët dhe bizneset, të cilët mund të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre....

Ndërmjetësimi është një shërbim për qytetarët dhe bizneset, të cilët mund të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, por edhe me institucionet, pa hyrë në labirintet e sistemit gjyqësor, duke kursyer kohë dhe të holla. 
 
“Palët shohin të mirat e ndërmjetësimit si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe marrin pjesë në arritjen e efekteve më pozitive, të tilla si kursimit të buxhetit”,- deklaroi kryetari i Odës së Ndërmjetësuesve, Sllave Mlladenovski.
 
Qeveria dhe Dhoma e Ndërmjetësuesve nënshkruan memorandum bashkëpunimi që përcakton parimet për veprimtari të ndërsjella në fushën e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve me ndërmjetësim. 
 
"Ndërmjetësimi si një procedurë kompromisi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që thekson përgjegjësinë shoqërore të palëve që pranojnë ndërmjetësimin profesional dhe të cilat afirmojnë kontributin e tyre në forcimin e sundimit të ligjit dhe qasjen në drejtësi për të gjithë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev ftoi përfaqësuesit e institucioneve publike që të japin kontribut pozitiv në promovimin e ndërmjetësimit si një mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet personave juridikë dhe qytetarëve me institucionet qeveritare. Memorandumi është një mbështetje shtesë për ndërmjetësimin, i cili tashmë është pjesë edhe e  strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor. 
 
FITIM KRYEZIU