Ekonomi
OEM: Probleme në kufirin me Kosovën, pëson biznesi. Zhbogar: Shtet ligjor për zhvillim të sigurt të biznesit
14.03.2019 18:31
Problemet në qarkullimin e mallrave në kufi dhe korrupsioni, janë problemet kyçe që shqetësojnë biznesin në vend....

Gjatë takimit me euroambasadorin, Samuel Zhbogar, anëtarët e OEM-së u ankuan në mënyrë të veçantë për pritjet e gjata në kufirin e Kosovës, që sipas tyre drejtpërdrejt ndikon në punën e bizneseve.
“Kemi shkelje të mëdha të marrëveshjes së CEFTA-s dhe jemi të vendosur të bëjmë presion serioz në aspekt të biznesit, anës kosovare, që kjo çështje të zgjidhet, për shkak se nuk është e para, kemi pasur disa raste të tilla. Edhe shkëmbimi tregtar është në rënie”,- deklaroi kryetari i OEM-së, Branko Azeski.
Qeverisja e së drejtës është faktori kyç në zhvillimin e sektorit të biznesit, tha euroambasadori Zhbogar. Nëse reformat të cilat miraton qeveria nuk zbatohen në praktikë, atëherë ata nuk do të ndjehen nga qytetarët, bizneset, e sidomos do të ndikojnë investitorët e huaj që të ndjehen të pasigurtë.
“Investitorët e huaj janë një segment shumë i rëndësishëm për ekonominë. Për funksionimin e tyre, ata kërkojnë siguri, të cilën munden t’ia ofrojnë gjykatat dhe sistemi gjyqësor, me vendime që do të jenë bazë e ligjeve. Investimet e huaja kontribuojnë në rritjen e PBB-së dhe eksportit dhe pikërisht qeverisja e të drejtës në vend është shumë me rëndësi”,- tha euroambasadori në RMV, Samuel Zhbogar.
Temë bisede mes bizneseve dhe euroambasadorit Zhbogar ishte edhe bashkëpunimi rajonal. Tendencat e BE-së janë krijimi i një tregu të përbashkët rajonal dhe për këtë Azeski informoi se procesi sa i përket kësaj është në fazë të avancuar.
ERSAN PAJAZITI
