Botë

Dalja e Britanisë nga BE, Brukseli mund të shtyjë afatin deri në vitin 2021

14.03.2019 19:23

Bashkimi Europian le të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit të shkëputjes së Britanisë së Madhe që skadon për 15 ditë....

Këtë e bëri të qartë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, pasi Parlamenti britanik refuzoi të martën lëshimet që Brukseli i bëri kryeministres, Theresa May, në marrëveshjen e shkëputjes me Londrën. Tusk thotë se do t’u kërkonte 27 vendeve anëtare të unionit të ishin të gatshëm për një shtyrje të gjatë të afatit të Brexitit, nëse Britania e Madhe e sheh të nevojshme rishikimin e strategjisë së shkëputjes nga Bashkimi Europian.
 
Javën e ardhshme, Theresa May do të dërgojë sërish në votim marrëveshjen e refuzuar dy herë nga Parlamenti britanik, pasi mbrëmjen e të mërkurës deputetët hodhën poshtë mundësinë e daljes pa marrëveshje nga unioni. Londrës mund t’i lihet kohë deri në vitin 2001 që të negociojë një marrëveshje nga e para, por nuk përjashtohet mundësia e një referendumi të dytë për Brexitin.