Gjykata Themelore, tridhjetë ditë paraburgim për Toni Jakimovskin

15.03.2019 09:47

Gjykata mbrëmë ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskin....

Gjykata mbrëmë ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskin, ish shefin e kabinetit të ish drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov.
 
Paraburgim prej 30 ditësh ka marrë edhe Stevo Maxhovski, ndërsa Kristina Josifovskës i është shqiptuar masë e kujdesit. Të tre ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga viti 2007 deri më 2017, si të punësuar në DSK. Prokurori publik, kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër katër personave, shtetas të Maqedonisë.
 
Personat dyshohen se si të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, e kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe autorizimet, dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50 milion e 670 mijë  denarë.