Botë
Arrihet marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit
26.08.2014 17:57
Izraeli dhe Hamasi, arritën një marrëveshje afatgjate armëpushimi me ndërmjetësimin e Egjiptit...

Negociatori i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, ka deklaruar se marrëveshja do të bëhet e ditur së shpejti nga të dyja palët.
Ajo i jep fund luftimeve që zgjasin prej 7 javësh, ku kanë gjetur vdekjen më shumë se 2200 persona.
Pala palestineze deklaroi se Izraeli ka rënë dakord që të lehtësojë bllokadën ndaj Gazas, duke lejuar ndihmat dhe materialet për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga bombardimet, ndërkohë që pala izraelite nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar.
