Zgjedhjet e jashtëzakonshme në 3 komuna, ASh në Dibër do të garojë me Arben Agollin

15.03.2019 10:46

Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në komunën e Dibrës, do të garojë me kandidatin, Arben Agolli....

Në kuvendin e degës së partisë në Dibër, Agolli mori besimin e 59  kuvendarëve. Agolli ishte kandidat i Aleancës edhe gjatë zgjedhjeve të rregullta lokale të 2017 dhe arriti të hyjë edhe në rrethin e  dytë. Komuna e Dibrës do të zgjedh kryetar të ri, pasi ish kryetari i saj nga radhët e BDI-së, Ruzhdi Lata, ndërroi jetë më 24 nëntor të vitit të kaluar.
 
Zgjedhje të jashtëzakonshme lokale do të mbahen edhe në Ohër, për shkak të vdekjes së ish kryetarit të kësaj komune dhe në Novo Sellë, pas arrestimit të ish kryetarit të saj, Boro Stojçev, për kontrabandë cigaresh.
 
Zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme lokale do të mbahen më 21 prill, bashkë me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk siguron fitoren në rrethin e parë, rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në këto 3 komuna do të mbahet më 5 maj.