Maqedoni

Zyra për dokumentimin e krimeve, 10 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

15.03.2019 16:59

Zyra kosovare për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë....

Zyra kosovare për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë, ka dorëzuar 10 padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Shkëndie Hoda nga kjo Zyrë tha se kanë dorëzuar dhjetë padi, ndërsa në procedurë i kanë edhe 300 lëndë të tjera, që kanë të bëjnë me krimet serbe në Kosovë. 
 
“Sot sollëm kontigjentin e 10 të padive që familjarët e tyre kanë ngritur këto padi për krimet e luftës ndaj kriminelëve serbë, ne jemi të entuziazmuar për punën që bëhet, sepse kemi pritshmëri për këtë punë. Ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në momentin e fundit kur të kryhen këto. Duhet të kemi kujdes çka flasim, por puna po shkon shumë mirë. I kemi edhe 300 lëndë tjera. Jemi në procedurën e avokatit që do të kryhet procedura penale dhe presim të kryhet”,- deklaroi Shkëndie Hoda nga Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve.
 
Pjesë e dokumentacionit janë dëshmi të familjarëve, emrat dhe fotografitë e personave që kanë kryer krimet, vendbanimet e tyre, dëshmi të ngjarjeve të vrasjeve të kryera, fotografi të kufomave, shtëpi të djegura dhe dëshmi të tjera.
 
GYLTENE SINANI