Maqedoni

“Titanik 3”, vazhdon prezantimi i dëshmive

15.03.2019 17:32

Procesi gjyqësor në lëndën “Titanik 3”, në të cilin akuzohen Ejup Halimi dhe Ismet Guri....

Procesi gjyqësor në lëndën “Titanik 3”, në të cilin akuzohen Ejup Halimi dhe Ismet Guri, vazhdoi me prezantimin e dëshmive materiale, me ç’rast u dëgjua një bisedë e përgjuar ndërmjet kreut të PDSh-së, Menduh Thaçi, dhe ish-anëtarit të KShZ-së nga kjo parti, Bedredin Ibraimi.
 
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike u prezantuan edhe dëshmitë e shkatërrimit të procesverbaleve të 13 vendvotimeve në Çair gjatë rrethit të dytë të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013. Procesi gjyqësor është caktuar më 17 prill, kur edhe do të thirren 15 dëshmitarë të japin dëshmitë e tyre për këtë rast. Në mesin e tyre është edhe dëshmitarja, Resmije Bislimovska, e cila ishte shkaku i anulimit të disa seancave të mëparshme, në pamundësi të autoriteteve për ta lokalizuar adresën e saj në Gjermani.
 
Në  lëndën “Titanik 3”  akuzohen Ejup Halimi dhe Ismet Guri, për shkak se si anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 “kanë shkatërruar materialet zgjedhore”.
 
NAIM RAMADANI