Maqedoni

LEOM: Nevojitet bashkëpunim mes kompanive vendore dhe të huaja

15.03.2019 17:42

Duhet të ketë bashkëpunim mes investitorëve të huaj dhe kompanive vendase në zonat e lira ekonomike nëpërmjet transferimit të njohurive....

Duhet të ketë bashkëpunim mes investitorëve të huaj dhe kompanive vendase në zonat e lira ekonomike nëpërmjet transferimit të njohurive, teknologjisë, aftësitë e menaxhimit, në mënyrë për të forcuar konkurrencën e tyre, si dhe mundësitë për hapjen e tregjeve jashtë vendit, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
 
Nga LOEM thonë se investitorët e huaj duhet të jenë më të motivuar dhe siguruar për të blerë mallra nga tregu ynë. Sipas tyre, analizat për vitin 2018 tregojnë se 59 për qind e kompanive të anketuara vendase nuk kanë ndonjë bashkëpunim me investitorët e huaj dhe nuk marrin masa për tejkalimin e kësaj situate. Vetëm katër për qind janë pjesë e zinxhirëve të vlerave të kompanive nga zonat e lira ekonomike.
 
“Nga analiza është e qartë se 23% e kompanive realizojnë një lloj bashkëpunimi në shumicën e shërbimeve dhe llojeve të tjera të bashkëpunimit, që nuk është si një furnizues strategjik në zonat e lira ekonomike. Katër për qind e kompanive që janë pjesë e zinxhirit të vlerave në këto zona, sektori i ndërtimtarisë merr pjesë me 6 për qind, sektorët tjerë me 5 për qind dhe sektori bujqësor me 3 për qind”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i Shoqatës, Aleksandar Zarkov. 
 
“Kur u bënë kontrata për subvencionimin e këtyre investimeve direkte, nuk kishte llogari për të lidhur përqindjen e subvencioneve dhe blerjeve të produkteve vendore. Nëse ekziston një mekanizëm i tillë, investitorët e huaj do të ishin shumë më të motivuar që të jenë të interesuar, të ndërtojnë furnizues lokalë, për të blerë mallra nga tregu vendas”,- tha anëtari i bordit në LOEM, Trajan Angeloski.
 
LOEM  beson se situata e ardhshme pritet të përmirësohet në një mjedis të qëndrueshëm biznesi, i përshtatshëm për investime dhe shfrytëzim të fondeve të parapara për avancimin teknologjik të kompanive, si dhe përpjekjet për të intensifikuar bashkëpunimin e investitorëve të huaj me furnizues lokalë të kualifikuar.
 
SEDAT SELIMI