Botë
Rama së shpejti për vizitë zyrtare në Serbi
26.08.2014 18:41
Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama ështe nisur sot drejt Berlinit për të marrë pjesë në Samitin që do të mbahet më28 Gusht...

Por pak momente para se të niset fluturimi drejt Gjermanisë, Rama pohoi se përgjimi i Shqipërisë nga ky shtet nuk do të jetë temë bisedimi me kancelaren Angela Merkel. Sipas tij,Shqipëria nuk ka pse ti trembet përgjimeve pasi asnjë e keqe nuk i vjen nga Gjermania.
Ndërsa më herët, Bushati deklaroi për mediat se çështja e përgjimeve do të zgjidhet nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Ndërkohë është konfirmuar edhe vizita e Ramës në Beograd pas ftesës që e kanë bërë autoritetet zyrtare serbe. Lajmin e konfirmoi sot kryediplomati shqiptar Bushati.
Kryeministri Rama është kryeministër i parë shqiptar që viziton Serbinë që në periudhën komuniste.
LULJETA NDOKA
