Botë
Papa Françesku: I trishtuar për viktimat në Zelandën e Re
15.03.2019 18:52
Papa Françesku shprehu trishtimin e tij sot duke i cilësuar të pakuptimta sulmet kundër dy xhamive...

Papa Françesku shprehu trishtimin e tij sot duke i cilësuar të pakuptimta sulmet kundër dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona.
“Jam pranë jush”, deklaroi Papa Françesku duke iu drejtuar qytetarëve të Zelandës së Re dhe në veçanti komunitetit mysliman. “Shenjtëria e Tij… është brengosur nga humbja e të pafajshmëve dhe shpreh gjithë solidaritetin e Tij”,- thuhet në një deklaratë të Vatikanit.
