Shqipëri, opozita proteston sërish, kërkohet largimi i Ramës
Opozita e bashkuar proteston sërish para kryeministrisë, kundër qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes së votave...

Ky është veprimi i radhës i grupit opozitar, në një sërë aktesh, që filluan me protestën e 16 Shkurtit po para kryeministrisë dhe vijuan me djegien e mandateve nga ana e deputetëve dhe një seri protestash para parlamentit.
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se beteja që kemi nisur është pa kthim. Kjo betejë do të përfundojë me largimin e qeverisë së krimit dhe trmfin e vlerave europjane.
E ardhmja e shqiptarëve është Europa thotë Basha. Në fjalën e tij Ish deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka tha se kjo është protesta më e madhe në historinë e vendit, ndërsa konfirmoi thirrjen ndaj kryeministrit Rama, për t’u larguar.
“Koha e fjalëve ka mbaruar dhe tani është koha e veprimit. Na ndiqni, sepse kjo është protesta më e madhe në histori. Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”. Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik", tha Noka në fjalën para protestuesve.
Protestuesit kanë hedhur shishe dhe timuese në drejtim të kryeministrisë.
Ende nuk dihet skenari i protestës, ndërsa vlen të theksohet se opozita ka kërkuar një leje 48-orëshe pranë Policisë së Shtetit, duke paralajmëruar se manifestimi mund të shkojë përtej ditës së sotme.
