Botë
Protesata e opozitës në Shqipëri e shoqëruar me dhunë dhe tensione
16.03.2019 16:55
Pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për të shmangur dhunën, protesta e sotme e opozitës në Shqipëri...

Pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për të shmangur dhunën, protesta e sotme e opozitës në Shqipëri është shoqëruar me dhunë dhe tensione.
Pas tri orësh tubimi para kryeministrisë, një grup protestuesish tentuan hyrjen ne seline e Parlamentit, duke shkaterruar edhe traun qe ndodhet ne hyrje te oborrit.
Policia i shperndau protestuesit me gaz lotsjelles, por ata tentuan serish te rimblidhen.
Kjo situatë është përsëritur disa here, ndaj policia është detyruar të përdorë jo vetëm gaz lotsjellës por edhe ujë.
Më pas, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer drejt selise blu, ku iu drejtua jo vetëm qytetarëve por edhe nderkombetareve nepërmjet një mesazhi në anglisht.
Basha tha se sot kufoma politike e Ramës e mori përgjigjen nga qytetarët, dhe se ai duhet të largohet.
"Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Edi Ramës dhe klikës së tij kriminale përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve për ti larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli. Zotohem para jush se do të marrin përgjegjësi përpara ligjit. E gjithë Shqipëria dhe bota e ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Ramës dhe klikës së tij. Pa ju, pa zemrat tuaja, Kreshnike, ju o viganë mbrojtës të lirisë dhe demokracisë ky vend do të ishte rreshtuar krah popujve pa liri. Ne e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lum qeverinë e tij kriminale dhe parlamentin e tij të krimit. Nuk ka rrugë tjetër përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot në 16 mars”, shprehet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa nga Berati ku ndodhej në një aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se protestuesit janë rrogëtarë të Partisë Demokratike që duan rrëmujë.
"Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq. Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket. Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo. Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t'u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike”, thekon presidenti Ilir Meta.
Partia Demokratike nuk la një datë për protstën e radhës, por ka bërë me dije se tubimet do të vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
LULJETA NDOKA
