Botë
Papa Françesku i pikëlluar thellë nga ngjarja në Zelandën e Re
16.03.2019 18:27
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku shprehu pikëllim të thellë për siç tha “dhunën e palogjikshme”...

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku shprehu pikëllim të thellë për siç tha “dhunën e palogjikshme” në Chrischurch të Zelandës së Re.
Papa u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave në sulmet ndaj dy xhamive gjatë namazit të xhumasë.
Ai shprehu pikëllim të thellë për sulmin në të cilin humbën jetën të paktën 49 persona dhe 20 u plagosën.
Papa Françesku tha se solidarizohen me të gjithë qytetarët e Zelandës së Re dhe veçanërisht me komunitetin musliman.
