Botë

Sulmi në Zelandën e Re, arrin në 50 numri i të vdekurve

17.03.2019 12:38

Pas sulmit terrorist të ditës së djeshme në Zelandë të Re, numri i të vdekurve ka shkuar në 50 sot...

50 persona të tjerë janë duke u trajtuar nëpër spitale, nga lëndimet trupore që morrën nga gjuajtet e terroristit.

Ngjarja e djeshme, u vlerësua si masakra më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori të Zelandës së Re. 

Para gjykatës doli për tu përgjigjur , Brenton Tarrant, i cili kreu sulmin. Megjithatë, ai tha se nuk i ka rënë pishman për ato që ka bërë, por se ndjehet keq që nuk ka mundur të vras më shumë njerëz. 

Ndërkohë, Aeroporti Dunedin në Zelandë të Re është mbyllur pak minuta më parë pasi është gjetur një paket e dyshimtë.

Dyshimet për sulme terroriste në Zelandë të Re janë rritur pas sulmit që ndodhi në dy xhamitë në Christchurch.

Ndërkohë Ankaraja ka hapur një hetim pasi doli se personi i dyshuar për sulmin terrorist të xhamisë së Zelandës së Re vizitoi Turqinë dy herë.

Mediat turke njoftuan se një manifest i botuar në internet nga i arrestuari përmbante referenca specifike për Turqinë dhe çrrënjosjen e xhamisë së famshme “Aya Sofya” në Stamboll dhe minaret e saj. Xhamia tani muze, dikur ishte kishë para se të shndërrohej në xhami gjatë Perandorisë Osmane.

Po ashtu, edhe Bullgaria më parë tha se po hetonte lëvizjet e australianit që është arrestuar për vrasje pasi kishte vizituar Bullgarinë në nëntor të vitit 2018.

I njëjti person gjithashtu bëri një vizitë të shkurtër në Ballkan në dhjetor të vitit 2016, duke udhëtuar me autobus nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.