Maqedoni

Tevdovski: Prioritet i qeverisë, rritja e pagave

17.03.2019 15:07

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, premton angazhim të fuqishëm për rritjen e standardit jetësor...

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, premton angazhim të fuqishëm për rritjen e standardit jetësor që sipas tij do të bëhet përmes  rritjes së pagës minimale, dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, që nuk kanë të hyra nga kapitali, varet nga pagat përkujton Tevdosvki.
 
“Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale do të kontribuojë në spiralen e pagave, që do të thotë se do të rriten pagat më të larta se ajo minimalja”, shprehet ministri i financave Dragan Tevdovski.
 
Sipas tij, në këtë drejtim do të kontribuojë edhe sektori privat, që tashmë ka marrë rolin e motorrit lëvizës të ekonomisë në shtet, që në të kaluarën  e ka mbajtur vetëm shteti.
 
Punësimet përmes sektorit privat, kanë bërë që numri I të papunëve të ulet nën 20%, nga 23 .1% sa ishte në 2016. 
 
“Të dhënat e fundit tregojnë se e njëjta është 19,4 për qind, dhe kjo tregon se për një vitë kalendarit, respektivishtë për vitin 2018 numri i personave të punësuar ka qenë për 2,5 për qind, apo nëse e shëndërojmë në numra bëhet fjalë për 20, 000 persona të rinjë të punësuar, edhe pse numri më i madhë i tyre është realizuar në biznesin privat”, thekson Tevdovski.
 
MPPS ka njoftuat për një rritje prej 600 denarësh të rrogës bruto nga prilli dhe Tevdovski vlerëson se me zgjidhjen ligjore për pagën minimale, është vendosur mekanizëm për harmonizimin e saj të rregullt, varësisht rritjes së pagës mesatare, të bruto prodhimit vendor dhe të rritjes së çmimeve.
 
FITIM KRYEZIU