Maqedoni

Kryqi i Kuq shënon themelimin, mjekët: Dhurimi i gjakut i mirë, dhuroni trombocide

17.03.2019 15:31

Nën moton" Gjaku të presë pacientin dhe jo pacienti gjakun" u shënua dita e dhurimit të gjakut, njëkohësisht edhe dita e themelimit të Kryqit të Kuq...

Përkushtimi I qytetarëve  për të dhënë gjak vullnetarisht  është në nivel për tu lavdëruar, thonë nga Kryqi i Kuq, sepse falë tyre asnjëherë nuk është shënuar mungesë e gjakut në resorin për organizimin dhe realizimin e dhurimitt ë gjakut.
 
“Ne kemi realizimin e planit vjetor dhe diku 104%  është rezultati,  që flet për ngritje të madhe të vetëdijes dhe një përkushtim të madh të Kryqit të Kuq dhe institutit për mjeksi të transfuziologjisë në këtë fushë, që dmth, falë këtyre shoqërive vendi jonë nuk ballafaqohet me mungesë të gjakut”, shprehet Alaksandra Valkanovska nga  Kryqi i Kuq, Shkup. 
 
Edhe mjekët pohojnë të nëjtën. Mjekësia e tarnsfuziologjisë gjithmonë është e furnizuar me gjak thonë ata, por vënë theksin në dhurimin e trombocideve.  
 
“Apeli është vetëm për trombocide sepse  siq e dini ato jetojnë vetëm pesë ditë , megjithatë edhe për këtë kemi zgjidhje, kemi regjistër të dhuresve të gjakut të trombocideve kështu që nuk vjen momenti që ndonjë pacient të jetë në rrezik edhe për trombocide”, thekson mjeku Goran Amidonov. 
 
Nga Kryqi i Kuq thonë se vullneti sidomos  të rinjëve  për të dhuruar gjak rritet në kontinuitet, por ftojnë edhe grupmoshat madhore të vihen në aksion për të shpëtuar jetë njerëzish.
 
Nga kjo organizatë humanitare pohojnë se Kryqi I Kuq numëron gjithsej 7000 vullnetarë, të disperzuar në fusha të ndryshme organizative humanitare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU