Maqedoni
Dënimet për 27 prillin, vazhdojnë akuzat mes VMRO-së dhe LSDM-së
17.03.2019 16:19
Vazhdojnë akuzat mes partive maqedonase për dënimet për për 27 prillin...

Nga VMRO-DPMNE thonë se përndjekja politike në Maqedoni, po arrin kulminacionin.
“Persekutimit politik në Maqedoni tashmë ka arritur kulmin. Nga dita në ditë veç po rritet numri i viktimave si rezultat i “zaevizmit”, në fakt persekutimi politik dhe torturimin i qeverisë ndaj kundërshtarëve të saj politikë. 16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27 prillit, është dëshmi se LSDM-në dhe Zoran Zaevin e ka kapluar frika nga qytetarët. Ai iku nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por vullneti i qytetarëve do të fitojë në zgjedhjet presidenciale. Zoran Zaev nuk do t’i gënjej përsëri qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Pendarovski është sinonim i zaevizmit.
Me të njejtën monedhë edhe nga LSDM akuzojnë Silianovskën për dorë të zgjatur të Gruevizmit.
“Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, ajo mbrojti banditët më 27 prill, ashtu siç bëri Miskovski dhe Gruevski. Ajo nuk është aspak e turpëruar që po përkrahet nga një strukturë politike, kreu i së cilës është i dyshuari kryesor në inkursionin e dhunshëm në Kuvend, kur u bë një përpjekje për të vrarë, për të realizuar një grusht shteti dhe për të shkatërruar rendin kushtetues. Siljanovska është thellësisht e mbërthyer në matricën e Gruevizmit dhe po promovon politikat e egra politike të VMRO-DPMNE-së në drejtim të mbrojtjes së krimit dhe dhunës”, thonë nga LSDM.
FITIM KRYEZIU
