Festa e pranverës në Indi, gratë rrahin burrat si shenjë barazie
Në Indi, gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit...

Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.
Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë.
E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit. Festivali shënon fillimin e pranverës, dhe është një kohë që i kushtohet faljes, ripërtëritjes së miqësive e triumfit të së mires mbi të keqen.
Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, me shpresën se në fund, ai do të dëshmohet një lojë dashurie, argëtimi dhe barazie.
