Botë
Protestuesit në serbi blokojnë presicdencën: Vuçiq akuza ambasadorëve, Zaevit dhe Haradinajt
17.03.2019 17:13
Pas hyrjes së dhunshme të shtunën mbrëma në ambientet e servisit publik...

Pas hyrjes së dhunshme të shtunën mbrëma në ambientet e servisit publik, protestat në Serbi kanë vazhduar me mbledhjen e protestuesve para Presidencës.
Presidenti serb Aleksandër Vuciq, në mesazhin televiziv drejtuar kombit, tha se nuk do të lejojë dhunë e kërcënime nga askush.
Por në akuzat e tij kundër kundështarëve, Vuciq përmendi se organizatortët e protestës Gjilas dhe Jeremiq janë miq të afërt të kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Vuciq ka akuzuar edhe ndërkombëtarët që sipas tij kanë standard të dyfishta për shtetet e Ballkanit.
“Është interesante se si te ne ka qasje të dyfishtë. Për ata që nuk dëgjuan, pyetja ishte: Si mundet ambasadorët e shteteve perëndimore të mos e dënojnë, ndërsa në sekondën që ndodhi e njëtë, ata dënuan ata që sulmuan parlamentin e Maqedonisë? Shumë miq të Zoran Zaevit, Xhilas dhe Jeremiq, u lavdëruan për mënyrën se si e gjykuan ministrin e brendshëm Cavkov me 18 vite burg, sepse nuk i ndaloi qytetarët të hyjnë në parlament. Në këtë princip, ne ndoshta mund të mendojmë për përgjegjësinë e ministrit të brendshëm Nebojsha Stefanoviq, që lëshoi fashistat Obradoviq dhe Xhilas të hyjnë brenda. Vlerësoj se minsitri ka menduar se ka punë me njerëz të përgjegjshëm dhe një gjë e tillë nuk i ka shkuar ndërmend", shprehet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq.
Vuciq nuk la pa akuzuar për protestat as kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Sipas tij, ekzekutivi kosovar ka tendenca ta rrëzojë nga Vuqiqin nga qeveria.
“Kur Haradinaj tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën shaka, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes nesh”, thekson Vuçiq.
Protestat e opozitës në Serbi vazhdojnë pa ndërperje cdo të shtunë tanimë që nga dhjetori me moton "Një në pesë milion’’ dhe organizatorët etyre thonë se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Vuçiqit.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
