Maqedoni

Ende pa datë takimi i grupeve të punës, VMRO: Ligje cilësore, jo drejtësi selektive

17.03.2019 17:40

As qeveria e as VMRO-DPMNE, nuk japin asnjë informacion se kur do të realizohet takimi i parë i grupeve të punës...

As qeveria e as VMRO-DPMNE, nuk japin asnjë informacion se kur do të realizohet takimi i parë i grupeve të punës, ku do të diskutohet reth disa prej  ligjeve  prioritare, të rëndësishëm për ecurinë politike, dhe integrimin europian të vendit, pes tyre edhe për PSP-në.
 
Për VMRO-në, me rëndësi ëhtsë përmbajtja cilësore e ligjeve  e jo sasia e tyre.
 
“Ligj cilsor është ligji i cili do të ishte i pranueshëm dhe do të vlente për të gjithë,dhe jo që do të siguronte një drejtësi selektive, siq është duke e ekzekutuar për momentin PSP dhe Prokuroria Publike, e cila është nën ndikim direkt të Zoran Zaevit. Na duhet ligj i cili është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët dhe funksionerët, dhe ligj para të cilit do të jepnin përgjegjësi të gjithë, dhe jo vetëm kundërshtarët politik të Qeverisë dhe të Zoran Zaevit. Qëndrimet tona janë mirë të njohura, do të fillojmë me Prokurorin Speciale Publike, por për qëllim parësor e kemi sjellja e ligjeve kualitative, dhe jo kuantitative”, shprehet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
Edhe pse afati i parë ishte që takimi mes grupeve të punës duhet të realizohet deri në fund të muajit, nga VMRO-DPMNE  potencuan se ky është afat që I shkon për shtati Qeverisë dhe kur ekzekutivi të jetë gati, VMRO-DPMNE mund të ulet dhë t’i shpalosë qëndrimet e ndërtuara për ligjet në fjalë. 
 
FITIM KRYEZIU