Maqedoni
Presidencialet dhe lokalet e pjesëshme, ASh mbledh në Dibër kuvendin qëndror
17.03.2019 18:13
Aleanca për Shqiptarët mblodhi në Dibër Kuvendin Qëndror ku u diskutua zyrtarizimi i kandidaturë...

Aleanca për Shqiptarët mblodhi në Dibër Kuvendin Qëndror ku u diskutua zyrtarizimi i kandidaturës për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe për zgjedhjet presidenciale.
Por kreu i ASH-së Zijadin Sela është skeptik se procesi zgjedhor do të jetë demokratik. Sipas tij, votuesit janë të shantazhuar, punësimet vazhdojnë të bëhen përmes partive e jo sipas aftësive dhe ka shumë elemente që e bëjnë ASH-në të dyshojë se kësaj radhe në zgjedhje, gjërat do të jenë ndryshe.
“Goja është plot demokraci dhe zgjedhje të lira , por realisht këto zgjedhje kurrë skanë qenë të lira. Në qoftë se i marrim parasysh zgjedhjet e fundit lokale, ku e kishte mundësinë qeveria e re të tregojë se sa punon në drejtim të demokratizimit të vendit , ato vetëm të lira dhe demokratike nuk ishin. Në Strugë për shembull , kishte manipulim rezultati , kandidati i cili ishte i 3-ti doli i 2-ti, në bashkëpunim mes BDI-së dhe LSDM-së , që pastaj në raundin e dytë vetëm brenda dy orësh të nxjerrin gati 8 mijë votues , në mënyrë që ta ndryshojnë vullnetin e popullit në Strugë. Shpresojmë që kësaj rradhe zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike , por përderisa është gjith ky nepotizëm i shprehur në shoqëri , që e dëgjojmë përditë, si mund të thuash nesër që zgjedhjet janë demokratike dhe të lira , 60 % e popullit votojnë të shantazhuar me nji vend pune dhe fenomeni akoma më i keq është blerja e votes”, shprehet kryetari i ASh-së, Zijadin Sela.
ATLI DEMA
