Botë

Dhuna para kuvendit, 33 protestues procedohen penalisht

17.03.2019 18:45

33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit...

33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit shqiptar që u cilësua  nga policia si një tubim i jashtëligjshëm.

Sipas një njoftimi nga policia e Tiranës mes të proceduarve penalisht është gjithashtu edhe organizatori  i kësaj proteste,  Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Policia e Tiranës thotë se janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Të proceduarit do të përballen me akuzat për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”.

Ka reaguar kreu I PD-ë Lulzim Basha sipas të cilit asnjë procedim penal nuk do ta ndalë opozitën për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.