Maqedoni
Penalja, gjykimi për tri lëndë të PSP-së
18.03.2019 11:00
Në Gjykatën penale në Shkup, sot mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Thesari”, “TNT” dhe “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike....

Në lëndën “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski. Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, dhe shkaktim të dëmit në buxhet në vlerë prej 862 mijë e 45 euro për furnizimin e pajisjes elektroniko-komunikative për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së, dhe trajnim për përdorimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe.
Në lëndën “TNT”, mes të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.
