Maqedoni
Osmani dhe Dimitrov në Bruksel, takim me ministrat e punëve të jashtme të BE-së
18.03.2019 11:24
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov....

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, gjatë qëndrimit në Bruksel, parashihet të realizojnë takime me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas MPJ-së, Dimitrov do të brifojë për arritjet vijuese në kontekst të euro-integrimeve, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, rezultatet e reformave dhe pritjet e përgjithshme nga vendet-anëtare në drejtim të arritjes së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese me vendin në qershor të këtij viti.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, njoftojnë se në mëngjesin e punës “me miqtë e Maqedonisë së Veriut, lëndë e bisedimeve do të jetë vijimi integrues i vendit drejt BE-së dhe do të theksohet rëndësia nga zbatimi i agjendës reformuese dhe Marrëveshjes së Prespës.
Dimitrov dhe Osmani do të jenë pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev, në takimin e nesërm të rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Me takimin do të kryesojë kryeministri Zaev, ndërsa bashkë-kryesuese do të jetë përfaqësuesja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.
