Botë

Përgjaket Dita e Shën Patrikut, tre të vdekur në një hotel

18.03.2019 12:52

Tre adoleshentë kanë vdekur pas një përplasjeje në festën e Shën Patrikut në një hotel në Cookstown, Irlandë....

Një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale mbrëmjen e së dielës. Disa adoleshentë të tjerë u dërguan në spital.
 
Oficieri i policisë, Mark Hamilton shprehet se një grup i madh i të rinjve ishin duke pritur për të hyrë në  disko rreth orës 21:30  kur filloi përplasja në pjesën  e përparme të derës së hotelit.
 
Një adoleshent, i cili po priste jashtë hotelit rrëfeu: "Ne ishim të gjithë jashtë duke pritur që porta të hapej dhe të futeshim. Pastaj të gjithë  filluan të lëviznin mbrapa duke shtyrë njëri- tjetrin."
 
Ai shtoi se mund të ishin rreth 100  persona të përfshirë në incident./M.L/